Çitaku: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KE, është rezultat i...

Aktuale

Çitaku: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KE, është rezultat i...

Më: 8 maj 2024 Në ora: 16:46
Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se Qeveria Kurti është fajtore për kushtëzimin e anëtarësimi të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ajo ka treguar se ky kushtëzim ka ardhur pasi aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin në Qeverinë Kurti.

Çitaku ka thënë se zotimi i tre krerëve institucionalë në letrën drejtuar KiE-së për formim të Asociacionit ka legjitimuar kërkesën e aleatëve për t`i vendosur kushte Kosovës në rrugën e saj drejt KiE-së.

“Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KE, me çështjen e Asociacionit është kryekëput rezultat i humbjes së besimit të aleatëve tanë në lidershipin e krerëve të institucioneve të Kosovës. Letra e dërguar nga Osmani, Konjufca dhe Kurti, dhe zotimi i dhënë aty për themelimin e Asociacionit, e legjitimoi kërkesën e aleatëve tanë”, ka thënë Çitaku.

Sipas saj, tani aleatët nuk i besojnë më Qeverisë së Kosovës.

“Tani, problemi është që aleatët nuk po iu besojnë me zotimeve të Kurtit&co. Po kërkojnë veprime konkrete. Kurtit po i kërkohet të veprojë në zotimet që i ka dhënë vet. Kjo dëshmon një paaftësi flagrante të lidershipit të Kosovës për të lexuar dhe kuptuar qartë dhe drejtë mesazhet dhe komunikimin diplomatik”, është shprehur Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat