Ambasadori i Malit të Zi me biznesmenët nga Kosova, diskutojnë për bashkëpunim

Aktuale

Ambasadori i Malit të Zi me biznesmenët nga Kosova, diskutojnë për bashkëpunim

Më: 8 maj 2024 Në ora: 23:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ditën ua kushtoi odave të ndryshme të bizneseve në Kosovë.

Ambasadori i Malit të Zi Robert Çobaj, takoi kryetarin e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës dhe bordin e saj.

Aty ata u dakorduan për përforcimin sa më shumë të bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të konferencave ekonomike, projekteve e forumeve të përbashkëta.

“Me të cilin biseduam për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë mes dy vendeve për rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve dhe njëkohësisht për koordinimin dhe bashkëpunimin të mëtutjeshëm mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. E falëndëeroj ambasadorin që na ka bërë vizitë dhe njëkohësisht ambasadori shprehi gatishmëri që vërtetë ka hapësirë që të bashkëpunojmë dhe t’i rrisim shkëmbimin tregtar mes dy vendeve qoftë në fushën ekonomike por edhe në fusha tjera sepse ne jemi një popull dhe jemi fqinjët e afërt dhe ekonomia e këtyre dy vendeve është e domosdoshme për t’u rritur dhe punuar”ka thënë kryetari i LBK-së, Besart Dreshaj.

Derisa ambasadori Çobaj theksoi se është i lumtur që takoi përfaqësuesit e LBK-së dhe që shumë biznese po investojnë në shtetin e tij.

“U njoftova për rolin aktivitete e LBK-s dhe jemi dakorduar të zhvillojmë edhe takime të mëmtutjeshme me zv.kryeministrin për çështje ekonomike të Malit të Zi Nik Gjeloshaj i cili me siguri do të vizitojë Kosovën javën që tjetër dhe do flasim për çështjet e ndihmës për bizneset e Kosovës të cilët janë të interesuar që të investojnë në Ulqin si edhe për ato që janë duke investuar në Ulqin dhe Mal të Zi”, ka thënë Çobaj.

Përfaqësuesit e bizneseve dhe ambasadori u pajtuan ditëve në vazhdim të ketë edhe takime tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat