Ismet Kryeziu tregon kush i organizon zgjedhjet më mirë, Maqedonia apo Kosova?

Aktuale

Ismet Kryeziu tregon kush i organizon zgjedhjet më mirë, Maqedonia apo Kosova?

Më: 9 maj 2024 Në ora: 07:38
Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu nga KDI-ja, është pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se kush i organizon zgjedhjet më mirë Kosova apo Maqedonia.

Përgjigja e tij ishte se Kosova është një shembull shumë i mirë se si duhet të shkojnë zgjedhjet por ai nuk i lë anash edhe zgjedhjet nga Maqedonia.

“Deri më tani besoj që Kosova ka avancuar para shteteve të rajonit, dhe vlersimet ndërkombëtare që janë bërë për zhvillimin e demokracisë një indikatorë e kanë pasur procesin zgjedhor, normalisht që procesi zgjedhor nuk përfshinë vetëm ditën e zgjedhjeve, përfshinë edhe rezultatet, certifikimin e rezultateve, procesin e pranimit të rezultateve nga subjektet politike”, tha ai.

Kryeziu ka shtuar se Kosova është një shembull i mirë se si duhet të vijojnë zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat