Knaus: Gjermania, Franca dhe Italia po planifikojnë të vënë veton Kosovës në Këshillin e Evropës

Aktuale

Knaus: Gjermania, Franca dhe Italia po planifikojnë të vënë veton Kosovës në Këshillin e Evropës

Më: 9 maj 2024 Në ora: 17:13
Gerald Knaus

Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), Gerald Knaus, ndërsa ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, i cili tha se shpreson që Kosova “të jetë një ditë anëtare e Bashkimit Evropian” dhe se për këtë gjë Gjermania është “duke bërë gjithçka”, ka potencuar se testi për këtë gjë do të mbahet javën e ardhshme duke aluduar për votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas Knaus, Gjermania, Franca dhe Italia po planifikojnë të vënë veton Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kështu ka shkruar ai në X.

“Tani për tani, Gjermania, Franca dhe Italia, po planifikojnë të vënë veton ndaj rekomandimit të 82 për qind të deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropian, i cili pasoi shqyrtimin më meritokratik nga tre komisione dhe ekspertë”, ka shkruar Knaus në platformën sociale, X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat