Bajqinovci thotë se problemi “Albkings” do të shtrohet në Komisionin për Siguri

Aktuale

Bajqinovci thotë se problemi “Albkings” do të shtrohet në Komisionin për Siguri

Më: 9 maj 2024 Në ora: 21:38
Mefail Bajqinovci

Pjesëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci bëri thirrje për hetime të rrepta ndaj grupit Albkings.

Bajqinovci tha që në komision do të shtrojë këtë problem para këtij organi, në mënyrë që të kërkojë llogari nga drejtori i Policisë së Kosovës për masat e marra.

Ai u shpreh se brenda tri dite ka parë prindër të shqetësuar prej këtij grupi. Deputeti tutje tha se ata që hapin grupe të tilla duhet të ndëshkohen dhe duhet po ashtu të shohim se s’i ligji t’i kapë edhe prindërit nëse fëmijët janë nën 18 vjet.

Deputeti Bajqinovci tha se emisioni Kiks Kosova ka bërë një punë të mirë me me raportimin e kësaj dukurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat