​Dita e Evropës frymon Kosovën

Aktuale

​Dita e Evropës frymon Kosovën

Më: 9 maj 2024 Në ora: 22:05
Ilustrim

Në kuadër të Ditës së Evropës sot në Prishtinë ka jehuar kënga dhe fryma evropiane në 74-vjetorin e vendosjes së gur-themelit të kësaj date të rëndësishme për kontinentin evropian.

Hite të DJ-ve të ndryshëm jehuan hareshëm në sheshin “Zahir Pajaziti”, në ngjyra evropiane që simbolizojnë unitetin e solidaritetin e frymës së BE-së, në të cilën Kosova synon të aderojë në të ardhmen.

Për fëmijët dhe familjet performuan kori Okarina, DJ me hite nga BE, kuinteti i muzikës jazz me Andrea Rexhepin - këngëtar, Dukagjin Muhaxheri - saksofon, Visar Kuqi - kitare, Enes Bajramliqi - bateri dhe Fatlind Ferati - bas, DJ Adrian Berisha dhe Offchestra.

Ambasadori i BE-së Tomas Szunyog mori pjesë në hapjen e koncertit të Chopin Piano Fest në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, teksa festa evropiane në kryeqytet vazhdoi me këngëtarin e njohur Ledri Vula.

Kjo ditë u shënua edhe në Mitrovicën e Veriut përmes performancës muzikore nga Gruiv Hijena dhe Something Went Wrong - MRS Klub.

Dita e Evropës çdo vit feston paqen dhe unitetin në Evropë. Kjo datë shënon përvjetorin e "Deklaratës së Shumanit" historike që parashtronte idenë e tij për një formë të re bashkëpunimi politik në Evropë. Propozimi i Schuman konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat