Totaj: Në SHBA ka pakënaqësi serioze ndaj qasjes së Kurtit

Aktuale

Totaj: Në SHBA ka pakënaqësi serioze ndaj qasjes së Kurtit

Më: 9 maj 2024 Në ora: 23:49
Shaqir Totaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se gjatë vizitës që ka zhvilluar dy javë më parë në Departamentin Amerikan, ka vërejtur se ka pakënaqësi serioze të amerikanëve me qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se një pakënaqësi të tillë e kanë shprehur edhe kori diplomatik në Kosovë.

“Kam qenë në vizitë zyrtare në SHBA dy javë më parë, dhe kam pasur takime serioze në Departamentin Amerikan edhe ka pa pakënaqësi serioze në qasjen e kryeministrit tonë. Klima e bisedimeve të lenë me kuptu se janë totalisht të pakënaqur, por edhe kori diplomatik këtu është i pakënaqur”, ka thënë Totaj.

Ai ka thënë se kjo qasje po reflekton edhe në raportet ndërmjet Kosovës dhe aleatëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës muaj më parë kishin shprehur shqetësim që Kurti nuk po koordinohet me ta për disa vendime siç ishte hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së që ndalonte qarkullimin e dinarit serb në Kosovë.

Amerikanët kishin thënë se nëse Qeveria e Kosovës nuk i trajton ata si partnerë, nuk mund ta bëjnë të njëjtë gjë ndaj qeverisë.

Totaj ka kritikuar Kurtin që nuk e ka hartuar deri tash një draftstatut për Asociacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat