Drejtori i Policisë mohon akuzat për lëvizjet e policëve nga njesia e veçantë në njësi të tjera

Aktuale

Drejtori i Policisë mohon akuzat për lëvizjet e policëve nga njesia e veçantë në njësi të tjera

Më: 10 maj 2024 Në ora: 11:02
Pamje nga Komisioni

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, ka thënë se njësia e veçantë e hetimeve nuk ka pasur largime apo transferime të asnjë polici apo eprori jashtë njësisë, përveç major Shemsi Haziri.

Hoxha ka thënë se major Shemsi Haziri është transferuar në kuadër të reformave që ka zbatuar ai me qëllim të arritjes së vizionit dhe objektivave si drejtor i Policisë së Kosovës.

“Po ashtu në zbatim të strukturës së re organizative të Policisë së Kosovës me qëllimin e vetëm dhe legjitim për të arritur efikasitetin e punës në Policinë e Kosovës, në veqanti në fushën e hetimeve”, ka thënë Hoxha.

Më tej, ai ka garantuar se të gjitha lëvizjet e policëve në njësi të ndryshme janë bërë vetë me kërkesën e tyre dhe sipas tij, këto kërkesa ishin për nevojat personale të tyre, duke theksuar se të njëjtit nuk kanë pasur presion.

Në anën tjetër kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha e ka akuzuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha për emërime dhe punësime me urdhër të Qeverisë së Kosovës, duke cekur konkretisht ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat