​FSK ngrit kapacitetet luftarake

Aktuale

​FSK ngrit kapacitetet luftarake

Më: 10 maj 2024 Në ora: 19:36
Ilustrim

​FSK ngrit kapacitetet luftarake.

Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së ka realizuar një trajnim në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë, në bashkëpunim me instruktorët e kompanisë BMC Vuran Alkar dhe në koordinim e mbështetje nga Komanda e Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se kjo stërvitje ishte kombinuar duke vepruar me zjarrin direkt dhe indirekt, ndërveprim me armët e artilerisë dhe automjeteve luftarake Vuran.

“Qëllimi i stërvitjes është ngritja e kapaciteteve luftarake të FSK-së, ndërveprueshmëria në mes ushtrive, shkëmbimi i përvojave me qëllimin ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat