Avokati Spartak Ngjela: Dy shtete shqiptare kastriotiane ka sot në rrafsh botëror, ja vendi ku po formohet i treti!

Aktuale

Avokati Spartak Ngjela: Dy shtete shqiptare kastriotiane ka sot në rrafsh botëror, ja vendi ku po formohet i treti!

Nga: A.Zh Më: 11 maj 2024 Në ora: 09:25
Spartak Ngjela

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka folur për figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, pak ditë pas ditëlindjes së tij të 619.

Ngjela, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjergj Kastrioti, me vlerën e tij historike, u ka dhënë shqiptarëve në 500 vite rresht motivin e madh kombëtar të heroizmit, të dijes dhe të çështjes kombëtare.

Sipas tij, në rrafshin botëror janë dy shtete shqiptare kastriote, ndërsa i treti po formohet në Maqedoninë e Veriut, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Ngjelës:

Fitore të madhe dhe me një ndërkombëtarizim të gjerë tregoi mënyra se si u festua ditëlindja e Heroit tonë Kombëtar Gergj Kastriot Skënderbeu.

Kastriotizmi është formuar në ndërgjegjen shqiptare si një doktrinë mbarkombëtare, dhe, jehona historike e heroizmit evropian të Skënderbeut, tani është kthyer në një vlerë mbarëbotërore.

Gjergj Kastriot Skënderbeu është unik në rrafsh botëror. Ai theu në 25 vite rresht ushtrinë më barbare dhe me anti'evropiane që ka parë historia.

Në botë, sot ka shumë vlerë proshqiptare për këtë fakt historik. Por ka edhe ligësi antishqiptare nga kurdërshtarë ahistorikë të shqiptarisë. Kurse koha po flet gjithmënë për Skënderbeun si heroin numër një të Evropës. Ajo sigurisht që tallet me mjeranët e antishqiptarisë.

Por, në të njëjtën kohë, na duhet të theksojmë të vërtetën absolute që Gjergj Kastrioti, me vlerën e tij të madhe historike, u dha shqiptarëve në 500 vite rresht motivin e madh kombëtar të heroizmit, të dijes dhe të çështjes kombëtare.

Dhe nuk duhet harruar kurrë se: figura madhështore historike në rrafsh botëror e Gjergj Kastriot Skënderbeut është një vlerë e veçantë që ka rritur e do të ngrerë lart vijimisht në historinë botërore, domethënien e historisë së Shqipërisë dhe vlerën kombëtare të popullit shqiptar.

Shqipëria edhe sot është kastriotiane, prandaj nuk mposhtet, dhe prandaj ka formuar ndërkaq, po me Gjergj Kastriot Skënderbeun, edhe një shtet tjetër të pavarur: Kosovën.

Dy shtete shqiptarë kastriotianë ka sot në rrafsh botëror, por është edhe nje shtet tjetër i Gjergj Kastiorit që po formohet në Maqedoninë e Veriut. Dhe, bashkë me këta tre shtete, është edhe një diasporë prej rreth 2 milionë shqiptarësh që edhe ajo me Skënderbeun e ka brumosur shpirtin e saj të shndritshëm atdhetar drejt shqiptarisë.

I përjetshëm qoftë kujtimi e Hetoit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat