“Shpërthen” Xhevdet Pozhari: Faleminderit, Edi Rama! E provofsh në lëkurën tënde!

Aktuale

“Shpërthen” Xhevdet Pozhari: Faleminderit, Edi Rama! E provofsh në lëkurën tënde!

Nga: A.Zh Më: 11 maj 2024 Në ora: 09:36
Xhevdet Pozhari

Presidenti i Federatës Shqiptare Armand Duka, ka njoftuar se Shqipëria dhe Serbia po kërkojnë zyrtarisht që ta organizojnë Kampionatin Evropian 2027 për U-21.

Kjo gjë ka nxitur reagime të shumta, pasi FSHF-ja gjithnjë e ka përkrahur FFK-në, e shpesh herë i ka dalë kundër Serbisë në disa raste.

“Në 2027 ne jemi vend kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21. Duke qenë se ne nuk plotësojmë kushtet për të organizuar një kampionat vetëm në Shqipëri, pasi duhen tetë stadiume minimalisht, ne jemi bashkuar me Serbi në një kandidaturë për të organizuar një kampionat në Shqipëri dhe Serbi. Mendoj se kjo është një lajm i mirë për futbollin shqiptar dhe për futbollin serb, për popullin shqiptar, për popullin serb. Në fund të fundit ne organizojmë dhe nëpërmjet sportit, pse jo të kemi një jetë më të mirë”, ka deklaruar Duka.

Ndaj këtij lajmi, ka reaguar ashpër analisti Xhevdet Pozhari, përcjell Bota sot.

Ai ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke ia kujtuar atij se Kosova përjetoi gjenocidin serb vetëm pse ishin shqiptarë.

«Ndërkohë, sot u përkujtuan martirët në kodrën e Çabratit në Gjakovë, me rastin e ditëve përkujtimore të Epopesë së Çabratit.

Në këtë datë, 25 vite më parë, u vranë burra, gra pleq dhe fëmijë. E përjetuam mbi lëkurë atë gjenocid në Gjakovë vetëm pse ishim shqiptarë. Ky ishte çmimi që duhej ta paguanim.

Faleminderit, Edi Rama! E provofsh në lëkurën tënde», ka shkruar ai në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat