Rrëfimi mbi sfidën shëndetësore, Pacolli ka një mesazh për Hasanin – ia përmend këtë gjë nga e kaluara: Më keni...!

Aktuale

Rrëfimi mbi sfidën shëndetësore, Pacolli ka një mesazh për Hasanin – ia përmend këtë gjë nga e kaluara: Më keni...!

Nga: A.M. Më: 11 maj 2024 Në ora: 14:49
Behgjet Pacolli.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori i juridikut, Enver Hasani, në një intervistë televizive ka rrëfyer për sfidën shëndetësore me të cilën është përballur.

Madje, Hasani tregoi se kishte dëgjuar se disa kolegë në Universitetin e Prishtinës ishin gëzuar kur e kishin marrë vesh që ishte diagnostikuar me sëmundje.

E për këtë, reagoi edhe kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se nuk beson që dikush është gëzuar për sëmundjen e Hasanit dhe shton se nëse vërtet ka ndodhur atëherë ata që janë gëzuar s’janë njerëz.

Ndër të tjera, Pacolli i uroi shërim të shpejt Hasanit, derisa ia përmendi edhe një gjë nga e kaluara

“E dini, profesor, sa më keni fyer publikisht (padrejtësisht)…, dhe po ashtu ju e dini edhe sa shumë kam bërë për juve (më keni dekoruar asaj kohe me dekorata), për shkak të respektit që kisha për ju!

Ju uroj, profesor, shërim të shpejtë dhe lumturi!” – shkroi Pacolli përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Duke lexuar artikuj të ndryshëm, më ra në sy edhe një artikull ku ish-rektori i Universitetit të Prishtinës thotë;

“Dëgjova se disa kolegë në Universitetin e Prishtinës, të cilët i ndihmova në ngritjen e tyre, u gëzuan kur mësuan se isha diagnostikuar me një sëmundje”.

Jo profesor, nuk besoj se dikush është i lumtur për këtë e aq më tepër kolegët e juaj… nëse dikush e ka bërë këtë (sigurisht se është e dhimbshme), atëherë ai nuk është njeri.

E dini, profesor, sa më keni fyer publikisht (padrejtësisht).., dhe po ashtu ju e dini edhe sa shumë kam bërë për juve (më keni dekoruar asaj kohe me dekorata), për shkak të respektit që kisha për ju!

Ju uroj, profesor, shërim të shpejtë dhe lumturi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat