​PDK pranon ftesën e Kurtit, Abdullahu: Rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme

Aktuale

​PDK pranon ftesën e Kurtit, Abdullahu: Rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme

Më: 11 maj 2024 Në ora: 19:10
Faton Abdulahu

Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim, por ka paralajmëruar se pjesëmarrja e kryetarit Memli Krasniqi do të jetë në funksion të diskutimit mbi mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.

Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu ka konfirmuar se kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi do të jetë pjesë e takimit me kryeministrin Kurti ditën e hënë, të cilin dy partitë tjera opozitare AAK dhe LDK e kanë refuzuar sot gjatë ditës.

“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent - Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë.

Prandaj edhe pjesëmarrja e kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka thënë Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat