Dimal Basha ngre alarmin – kërkon hetimin e politikanëve që po mbajnë pasurinë jashtë vendit!

Aktuale

Dimal Basha ngre alarmin – kërkon hetimin e politikanëve që po mbajnë pasurinë jashtë vendit!

Nga: M.H. Më: 12 maj 2024 Në ora: 18:45
Dimal Basha

Deputeti Dimal Basha ka shkruar përmes një shkrimi në Facebook në lidhje me pasurinë që disa politikanë kanë dhe nuk janë verifikuar.

Ai shprehet se Prokuroria duhet të vazhdoj hetimet,përcjell “Bota sot”,

“Një rikujtim miqësor për prokurorinë e pavarur dhe mediet e lira! Hetoni edhe 9 ton grurë në vlerë prej 2,700 euro, por mundësisht edhe këta miliarda”, shkroi ndër të tjera deputeti.

Postimi i plotë

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit ka deklaru tash një javë se 𝗸𝗮 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮𝗻ë 𝗾ë 𝗸𝗮𝗻ë 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗮𝗿𝗱𝗮 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗿𝗶, 𝗽𝗼𝗿 𝗾ë 𝗔𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗶𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗮𝗿𝗿𝗶𝘁ë 𝗺𝗲 𝗶 𝘃𝗲𝗿𝗶𝗳𝗶𝗸𝘂 𝘀𝗲𝗽𝘀𝗲 𝗽𝗼 𝗶 𝗺𝗯𝗮𝗷𝗻ë 𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁ë 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁. Këto informata i ka përcjell në Prokurori, por që nuk ka asnjë lëvizje!

Një rikujtim miqësor për prokurorinë e pavarur dhe mediet e lira! Hetoni edhe 9 ton grurë në vlerë prej 2,700 euro, por mundësisht edhe këta miliarda!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat