“Frika për sigurinë e Kosovës”, profesori zbardh detaje: Ja pse Kurti kërkon takim me opozitën

Aktuale

“Frika për sigurinë e Kosovës”, profesori zbardh detaje: Ja pse Kurti kërkon takim me opozitën

Më: 13 maj 2024 Në ora: 13:19
Albin Kurti

Analisti Sadri Ramabaja ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë televizive ku foli rreth takimit që Albin Kurti pritet të mbajë me përfaqësues të opozitës në Kosovë. Ramabaja tha se ka njëmijë e një arsye se përse Kurti duhet të bisedojë me politikanët e përgjegjshëm të opozitës.

Ai tha se situata në të cilën ndodhet Kosova ka nevojë për një unitet të veçantë politik ndërsa shtoi se siguria është një çështje e cila gjithashtu duhet diskutuar e duhet të merren masa në javët në vijim.

“Ka njëmijë arsye për të thirrur opozitën për t’u takuar me politikanët e përgjegjshëm, qofshin ata të opozitës parlamentare apo jo. Situata të cilën po kalon Kosova ka nevojë për një unitet të veçantë politik. Fakti që legjislatura ka ngecur, apo dhe një varg ligjesh që nënkuptojmë marrëveshjet ndërkombëtare, duhet të votohen nga një shumicë absolute.

Është shumë e qartë se asnjë qeveri në një legjislaturë të tillë parlamentare nuk do arrijë ti bëjë të tillë. Kur dëmtohet Kosova jo thjesht në rrafshin financiar, duke mos votuar disa ligje në këtë sferë, por edh enë rrafshin material.

Kjo është një nga temat që na tregon se si mund të dilet nga kjo situatë, meqë Partia Demokratike ka treguar se nuk do votojë për asnjë ligj. Tema të tjera do duhet të kenë të bëjnë me sigurinë dhe për masat që duhet të merren në javët në vijim”,-tha Sadri Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat