​Kështu votuan qytetarët në anketën për Asociacionin

Aktuale

​Kështu votuan qytetarët në anketën për Asociacionin

Më: 13 maj 2024 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duket që është bërë “mollë sherri”, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Për Asociacionin e Komunave Serbe është diskutuar për shumë vite si brenda vendit, ashtu edhe me në takime me diplomatët ndërkombëtar, ku kishte deklarata e qëndrime pro e kundër themelimit.

KP ka realizuar një anketë ku qytetarët për një javë kanë votuar kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Në pyetjen “A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?”, 369 respodentë ose 72 për qind, janë përgjigjur kundër themelimit të Asociacionit. Ndërsa, 109 respodentë ose 21 përqind e tyre, kanë votuar se duhet të themelohet ky asociacion. E janë edhe 36 persona ose 7 përqind e tyre që janë deklaruar se nuk e dinë nëse duhet të bëhet një asociacion i tillë.

Kosova muajin e kaluar mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësim në këtë organizatë, duke nxitur besimin në vendin tonë për përmbushjen e këtij synimi dhe zemërimin në Beograd. Disa nga vendet perëndimore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e shndërruan në kusht për votën e tyre hedhjen e hapave konkretë nga Kosova për themelimin e asociacionit, në bazë të një projektstatuti të hartuar nga diplomatë perëndimorë që iu dorëzua palëve në tetor 2023. Por, kryeministri Albin Kurti e cilësoi të papranueshëm një kushtëzim të tillë. Dy ditë më parë pas një takimi me diplomatët e vendeve kryesore perëndimore në Prishtinë ai bëri thirrje që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të mos ngatërrohet me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, meqë këto procese janë të ndara.

Por, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili është në fund të mandatit, tha se këto procese “janë shumë të lidhura”. Këshilli i Evropës, tha ai, “ka të bëjë me trajtimin e pakicave dhe Kosova ka bërë zotime të qarta për trajtimin e pakicave dhe kjo përfshinë edhe asociacionin”.

Kosova dhe Serbia u morën vesh në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në tetor 2023, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan palëve një projekt statut të asociacionit, i cili duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit.

Themelimi i tij është pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën palët u pajtuan vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat