Vazhdon gjykimi për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, familja kërkon drejtësi

Aktuale

Vazhdon gjykimi për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, familja kërkon drejtësi

Më: 14 maj 2024 Në ora: 10:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është duke vazhduar shqyrtimi gjyqësor për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Avokati i familjes Fejzullahum, Tomë Gashi ka thënë se familja pret drejtësi nga Gjykata.

Sipas tij, nëse do të kishte drejtësi më herët për njërin nga të akuzuarit që ka pasur shqiptim të dënimit, “do të ishte gjallë Lulzimi”.

"Njëri prej tyre ka precdent penal të mëhershëm për shumë vepra penake duke përfshirë edhe për tentim vrasje me thikë në apo në afërsi të oborrit të shkollës në Besianë dhe kurrë dënimin nuk e ka mbajtur!", ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat