Evropiani mes Shqipërisë dhe Serbisë, Ahmeti: Kosova të bëjë gjithçka që të kualifikohet

Aktuale

Evropiani mes Shqipërisë dhe Serbisë, Ahmeti: Kosova të bëjë gjithçka që të kualifikohet

Më: 14 maj 2024 Në ora: 11:09
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se në Kosovë nuk duhet të vajtohet shpallja e kandidaturës mes Shqipërisë dhe Serbisë që të organizojnë bashkë Evropianin për U-21.

Ahmeti, në një shkrim të shkurtër në platformën X, shkroi të hënën se që nga konfirmimi i kandidimit të Shqipërisë e Serbisë, Kosova duhet ta bëjë prioritet kryesor kualifikimin në këtë ngjarje.

“Në vend se të vajtojmë për kandidimin Shqipëri Serbi për U21, duhet viktimizimin ta kthejmë në qëllim. Që nga konfirmimi, kualifikimi i Kosovës në këtë kamiponat të bëhet prioritet i vetëm i Federatës. Të ftohen të gjithë dhe në stadiumet në Serbi duhet të luhet himni jonë”, tha Ahmeti.

Shqipëria, javën e kaluar njoftoi se ka shpallur zyrtarisht kandidaturën që së bashku me Serbinë të jenë vende organizatore të Kampionatit Evropian të U-21 “Euro 2027”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat