NISMA reagon ndaj takimit Kurti-Krasniqi: Opozita duhet të ketë një qëndrim të përbashkët për dorëheqjen e qeverisë

Aktuale

NISMA reagon ndaj takimit Kurti-Krasniqi: Opozita duhet të ketë një qëndrim të përbashkët për dorëheqjen e qeverisë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 15:12
Fatmir Limaj

NISMA Socialdemokrate ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit.

NISMA në një reagim për media, e ka cilësuar si të pamatur dhe të dëmshëm këtë veprim politik i cili sipas tyre jo vetëm se amniston keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie.

Kosovës i ka munguar zëri opozitar, andaj kërkesa për bashkërendimin e opozitës ka qenë natyrale, derisa hezitimi për të qenë pjesë e një fronti të bashkuar tanimë po deshifrohet me nxitimin e Memli Krasniqit, i cili para koordinimit me opozitën zgjodhi të dakordohet me Albin Kurtin.

Në rrethanat aktuale, opozita duhet ta ketë vetëm një qëndrim të përbashkët, dorëheqjen e Albin Kurtit apo shkarkimin përmes mocionit, i cili do të rezultonte me shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje”, thuhet në reagim.

NISMA tutje thekson se ahpërndarja e Kuvendit pa dorëheqje ose shkarkim të qeverisë është bartje e fajit nga qeveria te Kuvendi edhe pse përgjegjës për degradim të tërësishëm të shtetit në të gjitha sferat e jetës është qeveria dhe jo Kuvendi.

“Prandaj, NISMA Socialdemokrate u bën thirrje deputetëve të të gjitha partive të mos pranojnë të shkarkohen nga qeveria por të thërrasin seancë dhe ta shkarkojnë qeverinë”, thuhet mes tjerash në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat