LDK e gatshme për zgjedhje: Mënyra e vetme është të shkarkohet Kurti

Aktuale

LDK e gatshme për zgjedhje: Mënyra e vetme është të shkarkohet Kurti

Më: 14 maj 2024 Në ora: 17:36
Besian Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se është e gatshme për të shkuar në zgjedhje.

Megjithatë, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, tha se mënyra e vetme për të shkuar në zgjedhje është që kryeministri Albin Kurti të shkarkohet.

“Diskutuam për përgatitjet tona për zgjedhjet e ardhshme kurdo që mbahen ato, për komisionarët, vëzhguesit etj.

Ne jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK insiston që mënyra e vetme për të shkuar në zgjedhje është që Kurti të shkarkohet”, tha Mustafa para gazetarëve pas një takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me anëtarët e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat