Zyrtarja e PSD-së tregon frikën më të madhe të Albin Kurtit

Aktuale

Zyrtarja e PSD-së tregon frikën më të madhe të Albin Kurtit

Më: 14 maj 2024 Në ora: 21:39
Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta

Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, në emisionin “Pressing”  ka thënë se frika më e madhe e kryeministrit Kurti është frika nga izolimi.

Ajo tha se Kurti i frikësohet izolimit dhe presionit “ama atij të vërtetë”.

“Një gjë që më duket se sillet në qendër të qysh funksionon Albin Kurti dhe përherë e ka pasë, frikën nga izolimi.

Frika nga izolimi është frika më e madhe që kjo figurë politike e ka . Mirëpo cka kemi pa deri sot, ende nga ndërkombëtarët nuk është izolim i vërtetë, kemi pa sanksione, kemi pa presione por këto janë pak për një figurë politike autoritare me qat vello, bile nuk e kisha pas as “respektin” për dikë që është autoritar me dhënë për KiE asociacionin. Ky njeri i frikësohet izolimit, i frikësohet presionit ama atij të vërtetë e këtë ne nuk e kemi parë”, tha Rrusta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat