Kraki: Opozita si duket po do t’ia zgjasë Kurtit mandatin 6 vjet, s’është gati për zgjedhje

Aktuale

Kraki: Opozita si duket po do t’ia zgjasë Kurtit mandatin 6 vjet, s’është gati për zgjedhje

Më: 14 maj 2024 Në ora: 22:34
Nezir Kraki

Profesori Nezit Kraki ka thënë se siç duket opozita po do që t’ia lënë pushtetin për 6 vjet.

“Normalisht në botën demokratike partitë që janë në opozitë e kanë ëndërr që pusheti me u dorëzu dhe me lëshu rrugë apo me propozu alternativa të tipit hajde shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Dmth zgjedhjet e parakohshme janë ëndrra e cdo opozite normale në gjithë botën, tash aty në Kosovë një pjesë e madhe e opozitës sikur thonë pritni edhe pak duket se janë të gatshëm që t’ia lënë pushtetin Kurti 6 vjet, jo katër por edhe dy plus, derisa këta të bëhen gati”, tha Kraki.

Ai shtoi se “ato parti s’janë gati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat