Del raporti i policisë për aksidentin ku vdiq gjinekologu i njohur nga Drenasi

Aktuale

Del raporti i policisë për aksidentin ku vdiq gjinekologu i njohur nga Drenasi

Më: 15 maj 2024 Në ora: 11:12
Jakup Dobrunja

Gjinekologu i njohur nga Drenasi, Jakup Dobrunja ka vdekur dje në një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Sipas policisë vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Nacionale Pejë-Prishtinë  / 14.05.2024-11:20. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin dyshohet se ka shkaktuar vetë-aksident. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në IML për  obduksion”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat