Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare – s’bëhet fjalë për kurrfarë koalicioni me VV-në

Aktuale

Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare – s’bëhet fjalë për kurrfarë koalicioni me VV-në

Më: 15 maj 2024 Në ora: 15:57
Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se partia prej nga ai vjen, do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në kuvend.

Hamza tha se ky qëndrim i PDK-së vjen si rezultat i kandidaturës së tij për kryeministër dhe jo për shkak të takimit që kryeministri Albin Kurti, e ka pasur me kreun e kësaj partie, Memli Krasniqi.

“Votimi i marrëveshje ndërkombëtare, PDK do t’i votojë ato. Për mua si kandidat, prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, i partisë, dhe së fundi i neve si individë. Mbi të gjitha interesi i qytetarëve. Kosova është nën masa, sanksione, janë qindra milionë euro të bllokuara…përtej aspektit financiar kemi të bëjmë me një dëmtim të reputacionit të vendit”, tha ai,.

Ndërsa, Hamza ka mohuar se ka ndonjë marrëveshje në mes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës për ndonjë koalicion të mundshëm.

“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë koalicioni. Ne jemi në garë për të punuar fort që t’i bindim qytetarët me program, me ekip, me listë me të gjithçka që kërkon fushata”, tha Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat