Deputeti gjerman “shpërthen” ndaj Qeverisë gjermane për Kosovën: Merrni vendim dhe...

Aktuale

Deputeti gjerman “shpërthen” ndaj Qeverisë gjermane për Kosovën: Merrni vendim dhe...

Më: 16 maj 2024 Në ora: 14:25
Deputeti gjerman, Knut Abraham

Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka mbajtur sot një fjalim në Bundestag.

Ai i ka  kërkuar Qeverisë së Gjermanisë që të marrin vendimin final për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës pasi sipas deputetit gjerman “të gjithë kushtet janë plotësuar”.

Ai tutje ka përmendur edhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ta shkruar dhe për ta dorëzuar një Draft për Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese dhe ka shtuar se ky është një zhvillim i shkëlqyer.

Abraham ka përmendur një takim të ri të Komitetit të Ministrave që do të mbahet në qershor, duke thënë se do të ishte një ide e mirë nëse do të adresohej kjo çështje në këtë takim special.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat