“Skandaloze” e quan Çitaku letrën e Gërvallës për Asociacionin

Aktuale

“Skandaloze” e quan Çitaku letrën e Gërvallës për Asociacionin

Më: 16 maj 2024 Në ora: 14:27
Vlora Çitaku

Gjatë mëngjesit të së enjtes u bë e ditur se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka dërguar një letrën e presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin.

Në atë letër, Gërvalla, është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin dhe se shpreson se zotimi i saj të përmbushet.

Këtë letër e ka cilësuar skandaloze nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se diplomacia nuk është lojë fëmijësh.

“Skandaloze letra e Ministres së Punëve të Jashtme. Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatët. Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku, në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat