Moskoordinimi i Qeverisë me Presidencën, Baraliu: Po tregohen joserioz dhe të paaftë

Aktuale

Moskoordinimi i Qeverisë me Presidencën, Baraliu: Po tregohen joserioz dhe të paaftë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:44
Mazllum Baraliu

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, thotë se Qeveria e Kosovës po tregohet joserioze, e pavendosur dhe e pakoordinuar, jo vetëm me partitë opozitare, por edhe me atë që bashkë qeverisin.

Këtë koment e dha Baraliu pas deklaratës së Presidencës, e cila tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me ta për letrën e Kosovës dërguar KiE.

“Moskoordinime ka pasur edhe më herët. Edhe mospërputhje dhe mospajtime. Mirëpo, ky koalicion ashtu siç është formuar hera herës ia kanë gëlltitur pra përfaqësuesit e tyre në relacion edhe me presidencën, kanë tejkaluar edhe momentet e caktuara të papërshtatshme dhe mos-harmonizuese.Tani më në këtë rast reagimi i Presidencës është diçka që në mënyrë të dalluar pra thotë se nuk pranojnë veprime nga Qeveria”, tha ai.

Tutje, ai tha se Qeveria po tregohet edhe e paaftë për të bërë konsensus bashkë me partinë qeverisëse dhe opozitën.

“Është hera e parë në mënyrë kaq ekspresive dje të zëshme deklarohet Presidenca në relacion me veprimet dhe qëndrimet e ekzekutivit. Prandaj, këtë duhet marrë seriozisht ekzekutivi. Ajo që më vjen keq më së shumti është fakti që po dalim joserioz, të pavendosur dhe të pakoordinuar, të paaftë. Nuk jemi pra të aftë të bëjmë konsensus jo vetëm me opozitën jo se jo, por edhe brenda partive qeverisëse”, shtoi ai.

Presidenca ka thënë se presidentja Vjosa Osmani nuk u konsultua nga Qeveria e Kosovës për një letër të cilën ajo ia dërgoi Këshillit të Evropës (KiE) të mërkurën, ku e njoftoi për qëllimet e Qeverisë për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat