Kurti dhe Spajiq flasin për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian

Aktuale

Kurti dhe Spajiq flasin për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian

Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:53
Milojko Spajiq dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me homologun e tij, nga Mali i Zi, Milojko Spajiq.

Në këtë takim i cili u zhvilluar në kuadër të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së BE-së, i cili po mbahet në Kotor, u diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe rrugën e integrimit evropian.

“Në takimin e tyre të parë dypalësh, kryeministri Kurti dhe kryeministri Spajiq biseduan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për bashkëpunimin rajonal dhe atë në rrugën e përbashkët të integrimit evropian, si dhe për mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të përvojave në fusha të ndryshme. Ata gjithashtu diskutuan edhe për projektet infrastrukturore që lidhin dy vendet, duke theksuar rëndësinë e tyre për qytetarët në të dy anët e kufirit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministrit Kurti qëndroi sot në Kotor të Malit të Zi, ku nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” u mbajt takimi i tretë i radhës ndërmjet liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit

Perëndimor për të diskutuar rreth Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian dhe prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe organizatat partnere të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat