Knaus zbardh detaje: Letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para asaj të Gërvallës në KiE

Aktuale

Knaus zbardh detaje: Letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para asaj të Gërvallës në KiE

Më: 16 maj 2024 Në ora: 19:31
Gerald Knaus

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra e cila është duke qarkulluar në mediat kosovare për draf-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe  i është dërguar kryeministrit Albin Kurti nga treshja Macron, Scholz dhe Meloni, pas letrës së sotme të Qeverisë së Kosovës në KiE.

Knaus, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se letra kishte për qëllim të tregonte rrugën më të mirë të zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kjo letër është dërguar para letrës së sotme nga qeveria e Kosovës, duke ofruar rrugën më të mirë drejt zgjidhjes së çështjes së Asocaicionit njëherë e përgjithmonë këtë maj. Është e qartë se çdo draft-statut i Asociacionit duhet të plotësojë kriteret e Këshillit të Evropës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson ato dhe mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Knaus.

Tutje, ai theksoi se nuk duhet të plotësohet kërkesa e Serbisë për Asociacionin.

“Ideja në Beograd që Serbia duhet të miratojë çdo Asociacion do t’i jepte Serbisë një veto për përparimin e Kosovës dhe thjesht do të siguronte që asgjë nuk do të ndodhë kurrë. Gjë që natyrisht është ajo që liderët serbë thonë se duan: Kosova “kurrë nuk duhet të anëtarësohet” në Këshillin e Evropës”, ka thënë Knaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat