Kurti tregon propozimin që dha e që u bë pjesë e deklaratës në samitin BP - BE

Aktuale

Kurti tregon propozimin që dha e që u bë pjesë e deklaratës në samitin BP - BE

Më: 16 maj 2024 Në ora: 21:08
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë samiti i liderëve të rajonit me Bashkimin Evropian ishte mundësi opër të treguar rëndësinë që Plani i Rritjes së BE-së ka për rajonin.

Ai ka thënë se në këtë samtit paraqiti progresin që Kosova ka bërë në Agjendën e Reformave.

“Ky organizim ishte një mundësi e mirë për të nënvizuar rëndësinë që Plani i Rritjes së BE-së ka për rajonin dhe progresin që Kosova ka bërë drejt finalizimit të Agjendës së Reformave e cila përmban pesë fusha të politikave, me 32 reforma në 17 sektorë, por edhe platforma për të përçuar mesazhin e nevojës për fqinjësi të mirë dhe njohje de-jure e de-facto, si bazë për paqe, siguri dhe integrimin e rajonit”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përmendur rëndësinë e Ballkanit Perëndimor që të jetë pjesë e institucionit të ri të BE-së, “Anti-Money Laundering Authority”, për të luftuar krimin financiar, propozim ky që u bë pjesë e deklaratës së përbashkët.

Për të luftuar krimin financiar dhe parandaluar pastrimin e parave, theksova që rajoni duhet të bëhet pjesë e institucionit të ri të BE-së, “Anti-Money Laundering Authority” (AMLA), kërkesë kjo që u bë pjesë dhe e Deklaratës së Përbashkët të këtij takimi.

”Sot u zotuam dhe për aprovimin e Planit të ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal në samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Teksa ky proces shënon 10-vjetorin e themelimit, zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura është i domosdoshëm, përfshirë ajo për lëvizjen e lirë me letërnjoftim mes Kosovës dhe Bosnjë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka falënderuar kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, për mikpritjen në këtë ngjarje si dhe për takimin tonë të parë bilateral.

“Forcimi i urave të bashkëpunimit me Malin e Zi është përkushtim i ndërsjellë, edhe si shtete partnere në rrugëtimin e përbashkët drejt integrimit evropian”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat