Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Aktuale

Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 21:12
Ylli Hoxha

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës, Vjosa Osmani, për letrën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dërguar Këshillit të Evropës (KiE), është skandaloz.

“Skandaloz për shumicën sepse reflekton njëfarë përpjekje, këndej kërkon besim nga bashkësia ndërkombëtare, këndej vjen një shuplakë nga presidentja e cila është një lloj garantuese e procesit”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë se kjo e bën jo serioze qëndrimin e ministres, Donika Gërvalla, derisa është shprehur se kjo javë ishte “java e befasive” sa i përket zhvillimeve politike.

“Dilema e parë ishte që letra e dërguar nga zonaj Gërvalla vjen vetëm një ditë pas 17 majit, po të ishte projekt më serioz duhej të vinte disa ditë më para 17 majit në mënyrë që të trajtohet kjo objective që Qeveria e ka vendosur të jetë synimi i saj për anëtarësim në Këshill të Evropës”, ka thënë tutje Hoxha.

Hoxha ka shtuar se letra e kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla është një iniciativë diplomatike që rikuperon këtë lloj “fiasko” që sipas tij, do të ndodhë nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat