Kamberi: Kosova dështoi në KiE

Aktuale

Kamberi: Kosova dështoi në KiE

Më: 16 maj 2024 Në ora: 21:56
Belgzim Kamberi

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Ai tha se ka moskuptueshmëri në mënyrën se si Qeveria e Kosovës tentoi të anëtarësohet në KiE.

“Është një dështim i Kosovës, fatkeqësisht tash dy lajme të tjera më të vogla janë pse është dashtë të kemi një qëndrim të këtillë të Qeverisë pse u dashtë një letër. Nëse e shohim cka thotë zëdhënësi i Qeverisë, se letra është në koherencë me atë që e kemi thënë ditve përpara. Që ne e bëjmë draftstatutin nëse zbatohet krejt. Atëherë pse ke pasur nevojë të dorëzosht letrën e Gërvallës, ky është qëndrim i vjetër”, tha ai.

“Hajde e konsiderojmë që Qeveria po provon me ble kohë… cështja është që ke dashtë me ardhe aty pse e ke bë tash, pse duhet me u vonu një muaj për të ardhur në situatë të njëjtë, spe kuptoj strategjikisht”, vijoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat