Gorani: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Aktuale

Gorani: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Më: 16 maj 2024 Në ora: 22:19
Dukagjin Gorani

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare.

Ai ka dyshime se aty është biseduar për t’ia shkurtuar mandatin presidentes Vjosa Osmani.

“Partia Vetëvendosje u pasurua edhe me një partner junior me PDK-në, mendoj që në frymën e kësaj me siguri është bërë fjalë edhe për shkurtimin e fatit të presidentes”, tha Gorani.

“Për çka ka mujtë me u folë aty, unë veç e di që s’ka mujtë me u folë për çështje si KiE, aty u folë për atë që folët zakonisht e ajo është për pazare”, tha Gorani.

“Në Kosovë gjithmonë krijohen kartele politike, para dy netësh ka qenë përpjekje me kriju kartel të re politike…Nuk bisedohet për harmonizime programore, por sikurse ne çdo kartel përcaktohet për caktimin e territorit, çmimet, fitimet, mënyra si lihen jashtë oponentët”, tha Gorani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat