Ramabaja e Canaj debatojnë për Kurtin

Aktuale

Ramabaja e Canaj debatojnë për Kurtin

Më: 17 maj 2024 Në ora: 08:15
Sadri Ramabaja dhe Belrim Canaj

Aftësitë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë ngjallur debat të ashpër ndërmjet profesorit, Sadri Ramabaja dhe ish-ambasadorit Belrim Canaj.

Canaj duke kritikuar qasjen e Kurtit, ka thënë se ka tentuar të sillet si “baba i të majtës”, madje ka thënë se është shtirë edhe më majtist se kancelari gjerman Scholz.

Ai tha se Kurti nuk ka mundur të bëjë dallimin ndërmjet të majtës së “kuqe” dhe asaj evropiane”

E pas kësaj ka reaguar Rambaja, duke thënë se Kurti është “ndër njohësit më të mirë të filozofisë”.

Por, Canaj i ka reaguar duke thënë se Kurti di me lexuar libra, por është politikani më analfabet.

“Kryeministri më analfabet ka dal të jetë Albin Kurti. Unë po thamë analfabet politik. Duke dashtë t’i tregojë botës, se unë jam baba i të majtës, shpesh herë nuk mund ta bëjë dallimin në mes të majtës së ‘kuqe’ dhe të majtës se si e kupton Evropa”, ka thënë Canaj.

Ndërsa, Ramabaja i është drejtuar Canajt se po e quan analfabet një njeriu që e ka funksionalizu republikën gjithandej.

“Pse po e mbron Kosovën po e i thua analfabet a, e ka funksionalizu republikën gjithandej”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat