Rezultate “shokuese” nga sondazhi i ri për zgjedhjet në Kosovë: Kurti i pari me përqindje befasuese, ja kush renditet i dyti

Aktuale

Rezultate “shokuese” nga sondazhi i ri për zgjedhjet në Kosovë: Kurti i pari me përqindje befasuese, ja kush renditet i dyti

Më: 17 maj 2024 Në ora: 09:03
Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj

Shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare, po shihet si mundësi aktualisht në Kosovë. Zërat për zgjedhje të reja, janë shtuar sidomos pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, që u mbajt mbrëmjen e së hënës.

Analisti Xhevdet Pozhari, ka bërë një sondazh në faqen e tij në Facebook, rezultatet e të cilit janë befasuese.

Sipas rezultateve të sondazhit, të hapur dy ditë më parë, kryeministri Kurti ka dalë si politikani më i votuar, në pyetjen “Nëse zgjedhjet mbahen sivjet, për kë do të votonit”?”.

Image
Rezultatet e sondazhit nga Pozhari

Ai prin me 94 për qind të votave, përcjell Bota sot.

I dyti me një diferencë të madhe me Kurtin, është kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, me 3 për qind të votave.

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë vetëm 1 për qind të votave.

Kurse, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka marrë asnjë votë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat