Hoxhaj takon deputetin gjerman, mbështetësin e madh të Kosovës për anëtarësim në KiE

Aktuale

Hoxhaj takon deputetin gjerman, mbështetësin e madh të Kosovës për anëtarësim në KiE

Më: 17 maj 2024 Në ora: 11:35
Knut Abrahams dhe Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Berlin ka takuar edhe deputetin e Bundestagut, Knut Abrahams.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Berlin në vizitë zyrtare ka takuar disa deputetë të Bundestagut gjerman.

Sot, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka njoftuar se është takuar me deputetin gjerman Knut Abrahams, të cilin e quajti simbol i mbështetjes së Bundestagut për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Knut Abrahams është mik i madh i Kosovës dhe simbol i mbështetjes së Bundestagut për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe për këtë gjë e takova dhe e falënderova. Parlamentarët e dhanë mbështetjen për një Kosovë evropiane kudo në Evropë dhe në Kosovë”, shkroi Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se sot është vendimtare se, siç u shpreh ai, a po e kalon Evropa testin për premtimin e dhënë në vitin 2008 për një Kosovë të integruar në bashkësinë ndërkombëtare, aq sa është edhe për Kosovën që kishte garantuar një shoqëri demokratike dhe multietnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat