Tahiri: Fatkeqësi katastrofale - edhe e ofruan Asociacionin, edhe morën grushte nga treshja evropiane

Aktuale

Tahiri: Fatkeqësi katastrofale - edhe e ofruan Asociacionin, edhe morën grushte nga treshja evropiane

Më: 17 maj 2024 Në ora: 11:52
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar nëpërmes  një statusi, duke komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas Tahirit, pushteti ofroi Asociacionin, por mori grushte nga Gjermania, Franca dhe Italia.

Tutje siç u shpreh ajo pushteti e rrëzoi Kosovën në dy gjunjë.

“.. E rrëzuan Kosovën në dy gjunjë, kurrë Kosova nuk ka lejuar të rrëzohet as në luftë as në paqe deri sot - është një porosi kur deveja i thotë pronarit para se ta përfundon jetën që të gjithë e dimë – në këtë gjendje të mjerueshme kemi rënë – fatkeqësi katastrofale..” tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat