A ka ftohje të marrëdhënieve Kurti-Osmani? Ja çka thotë analisti

Aktuale

A ka ftohje të marrëdhënieve Kurti-Osmani? Ja çka thotë analisti

Më: 17 maj 2024 Në ora: 13:42
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Analisti Blerim Canaj tha se prej kohësh është vënë re ftohja e raporteve mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Duke folur për Euronews Albania ai tha se kjo marrëdhënie mes dy krerëve të shtetit po ndikon negativisht jo vetëm për politikën e brendshme të Kosovës, por po sjell ndikim negativ edhe në politikën e jashtme.

“Nuk është se nuk flitet kohë më të gjatë për ftohjen e marrëdhënieve, sidomos mes presidentes dhe ministres së jashtme, Gërvalla. Por që ftohja të shkojë deri në atë pikë sa të përzihen në këto konflikte personale, çështje të rëndësishme shtetërore, e të mos ketë komunikim mes dy bashkëpartiakeve, që shteti t’i vuaj këto pasoja, ne mendojmë nga kush po udhëhiqemi.

Ne jemi një hap para Këshillit të Europës dhe që konflikti të shkojë deri në këtë pikë, kjo duket si përpjekje e ministres për t’u afruar ndaj Albin Kurtit që në zgjedhjet e ardhshme. Në rast të zgjedhjeve mund të rrezikohet edhe pozita e presidentes. Kështu që kemi një katrahurë në politikën e brendshme që po sjell ndikim negativ edhe në politikën e jashtme”, tha Canaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat