Analisti: KiE u shfrytëzua për t’i bërë presion Kosovës

Aktuale

Analisti: KiE u shfrytëzua për t’i bërë presion Kosovës

Më: 17 maj 2024 Në ora: 18:34
Albinot Maloku

Sipas analistit Albinot Maloku Këshilli i Evropës u shfrytëzua për t’i bërë presion Kosovës për të ecur përpara.

Në “InfoMagazinë”, Maloku tha se presioni po rrjedh edhe prej “po-së” së thënë në Bruksel e në Ohër.

“Këshilli i Evropës nuk e tradhtoi Kosovën por pati shfrytëzim të KiE për të i bërë Kosovës presion ëpr të ecë përpara. Por ky presion po rrjedh si pasojë e “po-së” së thënë në Bruksel dhe në Ohër vitin e kaluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Maloku.

Tutje, ai shtoi se përveç faktorit ndërkombëtare, pamençuria e lidershipit aktual në Kosovë ka bërë që sot anëtarësimi në KiE të mos jetë në rend të ditës.

“Faktori ndërkombëtar ka pas çasje dyfytyrësie por pamençuria e paurtësia politikë  e lidershipit aktual në Kosovë e ka prodhuar situatën aktuale që Kosova sot nuk është në rend të ditës me mundësi për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm”, tha Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat