Publicisti shqiptar drejton gishtin kah Rama: A është ai pas dështimit të Kosovës në anëtarësimin në KiE – përmend disa fakte!

Aktuale

Publicisti shqiptar drejton gishtin kah Rama: A është ai pas dështimit të Kosovës në anëtarësimin në KiE – përmend disa fakte!

Nga: A.SH Më: 18 maj 2024 Në ora: 10:49
Edi Rama

Publicisti shqiptar Milaim Nela, hedh hipotezën e tij se mos qëndron Rama pas dështimit të Kosovës në anëtarësimin në KiE.

Sipas tij, Rama është i pamëshirshëm kur vjen puna tek egoja e tij .

“Edi Rama nuk do të largohet pa rrëzuar Albin Kurtin pasi kompleksi i inferioritetit intelektual ndaj tij po e gërryen atë!”, shkruan ndër tjera ai.

Shkrimi i plotë:

A ËSHTË EDI RAMA PAS DËSHTIMIT TË KOSOVËS NË ANËTARËSIMIN NË KiE?

Edi Rama është i pamëshirshëm kur vjen puna tek egoja e tij!

A është dora dhe investimi i tij për heqjen nga axhenda pranimin e Kosovës si anëtaren më të re të Këshillit të Europës?

Të gjithë ne prisnim që pas vendimit të Asamblesë Parlamentare vetëm një vendim formal të Këshillit Ministerial në mes të Majit!

Çfarë u diskutua në pritjen që presidenti francez i bëri Edi Ramës në Paris?

A po hakmerret Edi Rama ndaj Albin Kurtit duke shfrytëzuar dilemat e Europës dhe pro-serbizmin e tyre?

Edi Rama nuk do të largohet pa rrëzuar Albin Kurtin pasi kompleksi i inferioritetit intelektual ndaj tij po e gërryen atë!

Përdori Ali Ahmetin për ti përçarë shqiptarët e Maqedonisë dhe ata falë tij mund të përfundojnë shumë më keq se në legjislaturën e kaluar!

Në Kosovën Lindore falë ndërhyrjes dhe manipulimit që ai i bën faktorit shqiptar, shqiptarët atje mezi përfaqësohen me një deputet në Kuvendin e Serbisë!

Edi Rama nuk ja fal Albin Kurtit injorimin dhe refuzimin që ky i fundit i bëri "Ballkanit të Hapur"!

Gjestet e Ramës në takimin e Podgoricës injoruese ndaj Kurtit e tepër vëllazërore ndaj Vuçiçit na thonë shumë!

Ministri Igli Hasani sot përpos pak llustreje diplomatike pro Kosovare nuk nguroi të kritikojë qeverinë e Kosovës për mosplotësimin e kushteve që në fakt ishin tejkaluar me votë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

Unë nuk do të kisha dyshime nëse diplomacia shqiptare e të gjitha niveleve do ishte rrjeshtuar fort në krah e mbrojtje të Kosovës e jo të hasmit të përhershëm të shqiptarëve!

Këtu ka tradhëti e pabesi ndërshqiptare!

E këtë e kam bindje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat