Lajçi “shpërthen” ndaj Ramës: Përqafohet me Vuçiqin, për Albinin s’e lëvizë të pasmen e perm****!

Aktuale

Lajçi “shpërthen” ndaj Ramës: Përqafohet me Vuçiqin, për Albinin s’e lëvizë të pasmen e perm****!

Nga: A.Zh Më: 18 maj 2024 Në ora: 11:44
Çun Lajçi, Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka reaguar ashpër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për përshëndetjen e “ftohtë” me homologun e tij nga Kosova Albin Kurti.

Të dy kryeministrat u takuan në margjina të Samitit të Kotorit në Mal të Zi, ku morën pjesë liderët nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.

Lajçi ka kritikuar Ramën se ka përqafuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, derisa për Kurtin nuk ka lëvizur nga vendi, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i aktorit në Facebook:

Përqafohet me Vuçiqin!

- Sikur masturbon nga kënaqësia që e mbanë n'parzëm!

Dhe prap nga e para! Prap këndezi këndon e prap Khajami s'bën gjumë! Ai ka shekuj për qetësi, ndaj zbraz kupa e puthë çupa!

Unë i kruspulluar mbi letra, shkruaj për ato që shoh, ato që ma galdojnë zemrën!

Të zezat shihen leht, ndaj t'parat radhitën n'letra, kurse të bardhat dalin me përtesë nga mjegullat e vinë pak sa të mjegulluara!

Njëra ta mëkon shpirtin, tjetra ta nxinë jetën, dhe ti bëhesh langaraç; - vrapon sa të e para sa të e dyta!

- Xhepat të mbesin bosh me t'mirat e shkyhen nga grumbulli i të zezave që vinë me bollek!

Në një lagje me plehëra, shtrihem n'shtratin e gjumit vetmitar, nga i cili një ditë do t'me zgjojnë të akullt e do t'me vënë mbi katër shpatulla njerëzish të heshtur, dhe n'heshtje do t'ecë mbi koka njerëzish t'mërzitur. Mbase edhe të lumtur që një shtrat mbeti shkret. Një grua mbeti e vejë! Një plis mbeti jetim!

- Një lugë më pak n'sofër do t'thonë, kur t'më hudhin në bretërinë e krimbave!

Khajamin, poetin e zjarrit dashuror e lë me çupa e me kupa. Ai vazhdon me verën e kuqe, unë vazhdoj ti tëholloj mendimet; - pse kan inate mes vete? Pse s'e duan njëri tjetrin albanet e dardanet!

Dhe ...

Nga iu vie gjithë kjo dashuri për armikun, - sllavin e grekun, këtyre albanëve, që kuq e zi iu shkoi jeta e kurrë se pranuan, - se pa Dardani s'ka Shqipëri!

Sa po ma mbushën shpirtin dashuri Hejdi e Romeo, të mbyllurit në guacën e brisht të një shtëpie n'Kashar, shpejt e shpejt ma akulloi zemrën, Kryeministri injorant, arrogant, i shitur të serbi e të greku, e të shqiptari i vetshpallur n'heshtje; - Ismail Bej!

Përqafohet me Vuçiqin! I rrin pip n'këmbë! Ia ledhaton shpatullat! Sikur masturbon nga kënaqësia që e mbanë n'parzëm!

Dhe ...

Vjen Albini! Me shumë mirësi ia zgjatë dorën! Albani, vëllau i dardanit, s'e lëvizë të pasmen e përmutur! Fytyra i bëhet e thartë, thuajse po hante tharpça, n'momentin që pa lëvizur po ia zgjaste dorën!

- Malsori kishte thënë; - një b* thë që s'lëvizë për b* thën tjetër, ajo s'duhet ta kakisë atdheun!

Ah Khajam sikur thirra; - ku janë ata shekuj qetësie e dashurie që të vdes e mos ta shoh albanin e shitur të serbi e të greku dhe gjumi me rrokullisë Dardanisë, në një lagje plahrash e qensh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat