Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Aktuale

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Më: 18 maj 2024 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave së Kosovës (ASK) përmes një komunikate ka falënderuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që me pjesëmarrjen e tyre gjatë këtyre javëve bashkëpunuan afër me regjistruesit për një projekt të tillë madhor dhe të rëndësishëm për Kosovën.

Gjithashtu, ASK ka bërë të ditur se tashmë regjistrimi i popullsisë është shtyrë deri më 24 maj, duke dhënë detaje mbi Planin e veprimit.

“Meqenëse Regjistrimi i Popullsisë në terren, sipas Vendimin të Qeverisë të datës 21 nëntor 2023 ishte deri më 17 Maj 2024, bazuar në kërkesat e disa komunave dhe duke u bazuar në sistemin monitorues që ka ngritur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për ta monitoruar ecurinë e procesit, vlerësuam se mund të ketë individë, ekonomi familjare ose edhe ata që kanë refuzuar (për momentin) dhe kërkuam nga Qeveria një shtyrje të afatit të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) deri më 24 Maj 2024 që është aprovuar nga ana e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

ASK thotë se gjatë kësaj periudhe, regjistrimi do të bëhet në çdo zonë regjistruese (fshat e komunë) të Kosovës.

Regjistrimi i Popullsisë (ReKos2024) për periudhën 18 – 24 Maj 2024

-Gjatë periudhës 18-24 maj 2024, regjistrimi (intervistat) do të zhvillohen vetëm nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (mbi 250 regjistrueseve mobilë) që do ta mbulojnë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet ndonjë individ ose ekonomi familjarë që për cilëndo arsye nuk kanë mundur të regjistrohen më parë. Pra, regjistruesit do të vijnë në ekonomitë familjare kur kërkohet nga qytetarët.

-Regjistrimi gjatë kësaj periudhe nuk do zhvillohet me regjistruesit aktualë nga komunat përkatëse, pasi atyre iu skadon kontrata/marrëveshja në javën që vjen (25.05.2024) dhe gjatë kësaj periudhe ata kanë aktivitete të tjera, si: kontrollimi i intervistave të realizuara, dorëzimi i pajisjeve dhe materialeve të tjera. Mbikëqyrësit dhe Koordinatorët komunalë që kanë kontrata deri në javën e parë të muajit qershor 2024 do të jenë aktivë gjatë kësaj periudhe.

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë mbetur pa u regjistruar dhe kërkojnë të regjistrohen?

-Qytetarët që nuk janë regjistruar dhe kërkojnë të regjistrohen duhet të kontaktojnë në 10 numrat telefonikë që janë edhe në tabelën e mëposhtme, ose të shkruajnë në emal adresën e mëposhtme dhe ta propozojnë kohën e përshtatshme për t’i zhvilluar intervistat.

-Ekipet mobile të ASK-së, varësisht prej zonës dhe distancës, do t’i vizitojnë ato ekonomi familjare për t’i zhvilluar intervistat.

-Ekonomitë familjare do të regjistrohen vetëm nëse ka thirrje (kërkesë) për t’u regjistruar. Intervistat zhvillohen nga ora 09:00 – 19:30.

ASK shton tutje se “ky është një rast që duhet shfrytëzuar nga të gjithë qytetarët që nuk janë regjistruar në kohë, sepse një mundësi e tillë shtesë nënkupton që të mos ketë ankesa më pas për mos-regjistrim”.

“Kërkohet nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm që mos ta lënë momentin ose orët e fundit, pasi aspekti kohor mund të mos jetë i mjaftueshëm (thirrjet për t’u regjistruar pranohen deri më datë 24 maj, ora 15:00) derisa ekipet mobile mund t’i zhvillojnë intervistat deri në orën 19:30, të datës 24 maj 2024”, vijon komunikata.

Komunave iu bëhet thirrje që nëse kanë raste ku ende nuk janë regjistruar qytetarët nga komunat e tyre, t’i inkurajojnë ata që t’i kontaktojnë zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (11 numra të telefonit janë në dispozicion). Zyrtarët e ASK-së do të jenë të gatshëm të shkojnë në çdo shtëpi/banesë për t’i zhvilluar intervistat.

ASK thekson se meqenëse ka pasur sfida në përzgjedhjen e regjistrueseve në 4 komunat e Veriut dhe për shkak të daljes në terren me vonesë në ato komuna, gjatë kësaj periudhe (18-24 maj 2024) do të ketë numër të mjaftueshëm të regjistrueseve, si dhe do të jenë të hapura Qendrat për Regjistrim në komunat e Veriut, që është një rast ku komuniteti serb në ato komuna të ketë mundësi të regjistrohet.

Numrat kontaktues për ReKos2024

1. Tel: (+383) 046 500-156 (REKOS2024)

2. Tel: (+383) 046 500-151 (REKOS2024)

3. Tel: (+383) 046 101-712 (REKOS2024)

4. Tel: (+383) 046 101-692 (REKOS2024)

Të nderuar qytetarë,

1. Tel: (+383) 046 101-708 (REKOS2024)

2. Tel: (+383) 046 101-687 (REKOS2024)

3. Tel: (+383) 046 101-694 (REKOS2024)

4. Tel: (+383) 046 500-153 (REKOS2024)

5. Tel: (+383) 046 500-158 (REKOS2024)

6. Tel: (+383) 046 500-157 (REKOS2024)

7. Tel: (+383) 046 101 813 (REKOS2024) për komunat në Veri të Kosovës

Qytetarët mund të shkruajnë edhe në Email: [email protected]

Regjistrimi i Diasporës shtyhet deri më datën 31 gusht 2024. Regjistrimi mund të bëhet vetëm përmes platformës online eDiaspora (https://ediaspora.rks-gov.net/).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat