25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Aktuale

25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Më: 19 maj 2024 Në ora: 08:04
25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

25 vjet më parë në Burgun e Dubravës u krye njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë ndaj shqiptarëve nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Masakra në Burgun e Dubravës është kryer prej datës 19 deri më 24 maj të vitit 1999 dhe aty u vranë 160 të burgosur shqiptarë, si dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.

Brenda burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të vrarëve në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat