​Kështu votuan qytetarët në anketën nëse duhet të ketë zgjedhje

Aktuale

​Kështu votuan qytetarët në anketën nëse duhet të ketë zgjedhje

Më: 20 maj 2024 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Tema e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë është riaktualizuar pas takimit në mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, takim ky që ndodhi pas ftesës së shefit të ekzekutivit ndaj krerëve të partive opozitare, por që u refuzua nga LDK e AAK.

KP ka realizuar një anketë ku qytetarët për një javë kanë votuar pro apo kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Nga 691 anektues, 339 prej tyre ose 49 për qind votuan pro mbajtes së zgjedhjeve, kurse kundër votuan 326 anektues ose 47 për qind.

Ndërsa, 26 pjesëmarrës ose 4 për qind të tjerë në anektë thanë se “Nuk e dine” nëse duhet të ketë zgjedhje në Kosovë.

Data për mbajtjen e zgjedhjeve caktohet nga presidentja e vendit, pas konsultimeve me partitë politike. Kjo ndodh pasi të shpërndahet Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat