Analisti Arifi: Qeverinë Kurti e vlerësoj me notën shtatë, ka dështuar në...

Aktuale

Analisti Arifi: Qeverinë Kurti e vlerësoj me notën shtatë, ka dështuar në...

Më: 20 maj 2024 Në ora: 12:34
Dritëro Arifi

Analisti politik, Dritëro Arifi, thotë se do ta vlerësonte qeverisjen e Albin Kurit me notë shtatë dhe se kreditin pozitiv ia jep sa i përket menaxhimit me Veriun e Kosovës.

‘’Nëse vlerësojmë nga 6 deri në 10, e kisha vlerësuar me një shtatëshe, ndërsa nëse flasim për suksese, suksesi i vetëm është kontrolli i Veriut të Kosovës aty konsideroj se ka pasur një sukses të dukshëm por ende nuk e dijmë një sukses final, sidoqoftë e vlerësoj të suksesshëm dhe nën dy minimizimi i korrupsionit të parasë publike, të paktën kështuë është perceptuar, por që nuk do të thotë se është e saktë, ndërsa në ekonomi në diplomaci nuk ka pasur sukses’’ thotë ai.

Sa i përket aspektit ekonomik, analisti Arifi e sheh të dobët dhe se nuk ka pasur progres në këtë fushë

‘’Në aspektin ekonomik e shoh jashtëzakonisht dobët, investimet kapitale thuajse se nuk ka fare dhe është pikëpyetje a mund të përfundohen në këtë mandat dhe në në aspekt kanë dështuar të prodhojnë efekt’’ thekson ai.

Arifi deklaron se në aspektin e dialogut me Serbinë po ashtu nuk është dukur ende ndonjë sukses i prekshëm, derisa thotë se nëse pranohet Asociacioni do të duhej të rritej kërkesa e Kosovës për çështje me të mëdha.

‘’Në aspektin e dialogut nuk ka ende sukses të dukshëm apo të prekshëm sepse ende nuk është bërë asgjë dhe mënyra si është trasuar rruga e narracionit, rezultati është zero-zero, sepse as nuk kemi marr njohje nga Serbia dhe as anëtarësim në NATO dhe duhet të dijmë se çka fitojmë nëse e pranojmë Ascoiacionin. Është dashur të kishim kërkesa me të mëdha nëse kishim pranuar Asociacionin’’ përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat