AAK-ja s’ka vota për shpërndarje të Kuvendit

Aktuale

AAK-ja s’ka vota për shpërndarje të Kuvendit

Më: 20 maj 2024 Në ora: 12:47
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka lënë të kuptohet se nuk kanë vota për shpërndarjen e Kuvendit.

Ai ka thënë se kjo do të ishte ‘shpërlarje’ e kryeministrit nga dështimet e tij. Sipas tij, Kurti po dëshiron që dështimet e tij, t’ia faturojë opozitës.

“Shpërbërja e Kuvendit në këtë fazë nënkupton një dalje për qeverinë Kurti, njëfar forme marrjen e fajit nga Kuvendi për dështimet e Qeverisë. Pra, shpërbërja duhet të vjen vetëm atëherë kur arrijmë ta shkarkojmë një qeveri të dëmshme, vetëm atëherë kur dorëhiqet, por jo në asnjë situatë që Kuvendi të merr përgjegjësi që nuk i takon. Ne jemi në vit zgjedhor.

Si u bë kryeministri kaq i mirë me opozitën, kur nuk la asnjë metodë për të goditur opozitën? A është se me të vërtetë do që opozita të fitojë diçka. Z.Kurti e di që ka dështuar, dhe dështimin e tij do t’ia faturojë Kuvendit të Kosovës duke u viktimizuar, dhe opozitës duke ia vendosur gishtin për dështimet e tij. Kemi menduar shumë herët që shkarkimi, mocioni i mosbesimit është rruga”, tha Besnik Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat