Maqedonci e Jashari morën pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainë

Aktuale

Maqedonci e Jashari morën pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainë

Më: 20 maj 2024 Në ora: 15:22
Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari morëm pjesë në takimin virtual të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Në këtë takim të udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, siç ka njoftuar ministri Maqedonci u diskutua për situatën aktuale dhe ndihmat ushtarake që ka nevojë Ukraina.

Maqedoci tha se Kosova është me Ukrainën, sepse ajo është në të drejtën e saj.

“Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën, lirinë e popujve dhe sovranitetin e pakontestueshëm të shteteve”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat