Deputeti i VV-së: I japim votat për shpërbërjen e Kuvendit, shkarkimi e dorëheqja e Qeverisë është e pa mundur

Aktuale

Deputeti i VV-së: I japim votat për shpërbërjen e Kuvendit, shkarkimi e dorëheqja e Qeverisë është e pa mundur

Më: 20 maj 2024 Në ora: 15:48
Enver Dugolli

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli ka folur rreth opsionit të mundshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme. Ai thotë se janë të gatshëm për këtë, por janëduke pritur pajtim opozitar.

‘’Në linjën e asaj që ka deklaruar kryeministri. Ne vazhdojmë të qëndrojmë prapa saj. Edhe shkuarja në zgjedhje të parakohëshme ka kuptim nëse partitë opozitare bien në dakord nëse është momenti’’ thotë ai.

Dugolli thotë se janë të gatshëm për të i dhënë votat për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, nëse për këtë është gati edhe opozita.

’Ne kemi thënë se nëse ka pajtim mes opozitës dhe meqë nuk i kanë votat me e shpërnda Kuvendin, ne do ia plotësojmë ato vota dhe ne vazhdojmë të jemi në këtë kuptim, por tash varet nga ata. Shpërndajra e Kuvendit mund të bëhet në një dakordim me partitë politike’’ shton ai.

Deputeti i VV-së, shton se nëse opozita është gati për zgjedhje janë edhe ata.

‘’Në këtë radhë nëse janë të gatshëm opozita me shkuar në zgjedhje edhe në jemi të gatshëm për shpërbërjen e Kuvendit’’ potencon ai.

Për të opsione tjera janë të pamundshme si shkarkimi ose dorëheqja e Qeverisë.

‘’Opsionet tjera janë të pa realizueshme si shkarkimi ose dorëheqje e Qeverisë, kjo nuk do të ndodhë asnjë herë sepse nuk ka arsye’’ përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat