Ukshini: Dialogu po “dergjet në shtratin e vdekjes”

Aktuale

Ukshini: Dialogu po “dergjet në shtratin e vdekjes”

Më: 20 maj 2024 Në ora: 19:47
Sylë Ukshini

Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka thënë se dialogu me Serbinë është në status-quo dhe i njëjti, sipas tij, “dergjet në shtratin e vdekjes”.

Ukshini vlerëson se fajtori kryesor i stagnimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është Bashkimi Evropian.

Sipas tij, qasja e BE-së ndaj Kosovës ka qenë e pabalancuar.

“Nuk do të duhej të mbaheshin zgjedhje sepse dialogu ka 4-5 vite që është në status-quo dhe në një mënyrë simbolike them se dergjet në shtratin e vdekjes, vegjeton në mënyrë artificiale, dhe Lajcak mund të lavdërohet e në fund e ka bërë një punë të madhe se e ka hapur një punë të madhe, kaq është bilanci i punës së tij, dialogu nuk ka ecur dhe mendoj që fajtori kryesor është BE-ja. Qasja që i ka bërë herë-herë Kosovës ka qenë jo e balancuar dhe asimetrike”, tha ai.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka hedhur poshtë Asociacionin.

“Duhet të merret të lexohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të shihet se çfarë ka thënë, sepse Kushtetuesja nuk e ka hedhur Asociacionin poshtë në disa nene, të korrektohen ato nene. Është një pikë e fortë në të cilën mund të ndërtohet statuti. Në pikën 3 të marrëveshjes së 19 prillit 2013, thuhet qartë: Asociacioni do të ketë strukturë…”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat