Deputeti i VV-së: Jemi në çdo moment gati për zgjedhje, por jo për shpërndarje të Kuvendit

Aktuale

Deputeti i VV-së: Jemi në çdo moment gati për zgjedhje, por jo për shpërndarje të Kuvendit

Më: 21 maj 2024 Në ora: 20:19
Halil Thaçi

Madje, edhe partia në pushtet nuk është pro kërkesës së PDK-së, ani pse janë të gatshëm për zgjedhje.

Kështu po thotë të paktën, deputeti i mazhorancës, Halil Thaçi.

“Nuk mendoj që është koha të shpërbëhet Kuvendi. Ne si Qeveri e Kuvend jemi duke i shtyrë proceset përpara,  nuk është koha për shpërbërje të Kuvendit. Jemi në çdo moment gati për zgjedhje, por jo për shpërbërje të Kuvendit.

Zgjedhje duhet të shkojmë në afatin ligjor se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, deklaron Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat